Liverpool arrin marrëveshjen me kampionin e botës, kontratë 5-vjeçare për yllin e mesfushës

5 Qershor 2023
13:33
Telesport
back button

Mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister është pranë transferimit te skuadra e Liverpool sezonin e ardhshëm, duke luajtur në “Anfield”. Lajmin e konfirmoi sot “Sky Sports”, që sqaron se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit, që në dhjetor u shpall kampion bote me Argjentinën.

Pas 4 sezonesh me Brighton, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025, mesfushori do të shkojë te “reds”, ku pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. Skuadra e Liverpool do të paguajë rreth 45 milionë euro për të marrë mesfushorin, që në 35 ndeshje në Premier League këtë sezon realizoi 10 gola.

Një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Liverpool, që afron një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon në kampionat. Pritet që brenda kësaj jave lojtari të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratë. Për Mac Allister ishin interesuar disa skuadra në Angli, por “reds” fituan garën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit