Liverpool, “Bisha” 65 milionë euro kryeson listën e dëshirave të Klopp do

24 Maj 2020
16:25
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i mund të shpallet shumë shpejt kampion i Anglisë nëse Premier Leaguenuk do të rifillojë për shkak të coronavirus-it. Për këtë arsye, Të Kuqtë kanë filluar të menndojnë që tani për mekraton dhe… muskulozin Adama Traore, i mbiquajtur Bisha.

Jurgen Klopp kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm, për të mbrojtur titullin në kampionat dhe, mbi të gjitha, për të shmangur një eliminim të parakohshëm në Champions League siç ndodhi në sezonin aktual.

Sipas The Sun, Të Kuqtë kanë vënë në shënjestër Adama Traore, Trajneri gjerman e ka vënë yllin e Wolves në krye të listës së dëshirave pavarësisht se nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e tij.

24-vjeçari i fuqishëm ka shkëlqyer në këtë sezon dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm: rreth 65 milionë euro do të duhehshin për ta blerë. Për lojtarin interesohen edhe Manchester United dhe Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit