Liverpool dhe Chelsea në garë për golashënuesin më të mirë të Bundesligës

19 Janar 2020
18:29
back button

Golashënuesi më i mirë i Bubdesligës Timo Werner vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjithë Europës.

Sipas anglezes Mirror, Chelsea dhe Liverpool i kanë vënë syrin 23-vjeçarit për një transferim të mundshëm.

Chelsea kërkon të bëjë një blerje të madhe pasi përfundoi pezullimi dhe është gati të bëjë një ofertë për lojtarin e përfaqësueses gjermane që në janar.

Ndërkohë Jurgen Klopp është një admirues i madh i Werner dhe thuhet se klubi kampion i Europës kërkon të bëjë një ofertë për të në merkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit