Liverpool dhe Chelsea sfidohen për talentin 17-vjeçar

1 Korrik 2020
16:57
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i dhe Chelsea kanë vënë në shënjestër talentin e Hoffenheim, Nick Breitenbucher.

Sipas The Fuardian, Të Kuqtë dhe Blutë janë dy prej skuadrave të interesuara për 17-vjeçarin.

Ai nuk do të ishte i vetmi lojtar gjerman në akademinë e Të Kuqve, me adoleshentin Paul Glatzel që ka nënshkruar një kontratë në fillimin e këtij sezoni.

Puna e Liverpool-it në vitet e fundit është përqendruar te përforcimi i brezit të ardhshëm të ekipit të parë, me lojtarë si Harvey Elliott dhe Sepp van den Berg që janë grumbulluar me ekipin e parë para moshës 18 vjeç.

Tani Breitenbucher duket se është në listën e dëshirave të kampionëve të Anglisë pa luajtur asnjë ndeshje në futbollin profesionist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit