Liverpool dhe City duel për të marrë talentin që po çmend Portugalinë

17 Mars 2019
12:50
Telesport
back button

Liverpool dhe Manchester City janë vënë në gjurmë të talentit portugez Francisco Reis Ferreira, i njohur ndryshme me emrin Ferro. Lojtari 21-vjeçar luan me Benfica dhe është një mbrojtës qendre, i konsideruar si një nga talentet e futbollit portugez. 

Mbrojtësi ka qenë deri në janar në formë huazimi, por paraqitjet e mira kanë detyruar drejtuesit e Benfica ta sjellin në formacionin e parë. Dhe në katër ndeshje të luajtura me fanellën e Benfica, mbrojtësi ka realizuar dy gola, duke befasuar të gjithë si dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave angleze.

Ferro është titullar edhe i ekipit kombëtar U-21 të Portugalisë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Benfica. Gjithsesi, ekipet e Liverpool dhe City synojnë që ta sjellin në Premier që sezonin e ardhshëm, duke përgatitur një ofertë të majme si për lojtarin ashtu dhe për Benficën, që ta lërë të lirë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit