Liverpool do të shesë 3 lojtarë për të plotësuar dëshirën e Klopp

20 Maj 2020
20:08
Denis Hakanaj
back button

Liverpool po planifikon të shesë disa lojtarë këtë verë për të financuar blerjen e sulmuesit të Leipzig, Timo Werner.

Të Kuqtë kanë një plan për  ta financuar transferimin e gjermanit.

Jurgen Klopp e do me çdo kusht në Anfield sulmuesin, i cili po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer në Bundesliga.

Megjithatë, një burim brenda klubit ka thënë se klubi nuk do të bëjë asnjë blerje të madhe nëse kriza financiare aktuale vazhdon.

Për ta shmangur këtë pengesë, sipas The Athletic, Liverpool mund të shesë Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic, me treshen që pritet të pasurojë arkat e Të Kuqve me 70 milionë sterlina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit