Liverpool e ka seriozisht për sulmuesin e Juventus

19 Mars 2019
18:28
back button

Interesi i Liverpool për sulmuesin e Juvenrtus Paulo Dybala është tepër serioz, me raportet në Itali që sugjerojnë se  negociatat do të nisin në javët e ardhshme. 

25-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të mirë të Serie A, duke shënuar 77 gola në 175 ndeshje që kur iu bashkua Juve- në vitin 2015. 

Ai ka ndihmuar Zonjën të dominojë kampionatin vendas, megjithëse që pas ardhjes së Ronaldo-s në skuadër ka vuajtur të replikojë paraqitjet e sezoneve të kaluara. 

Ai ka shënuar vetëm nëntë gola në 35 paraqitje në të gjithë kompeticionet dhe është lënë rregullisht në stol nga Allegri gjatë javëve të fundit. 

Kjo ka kontribuar te spekulimet për sa i përket të ardhmes së lojtarit, teksa Tuttomercatoweb raporton se Liverpool e ka seriozisht për argjentinasin. 

Jurgen Klopp ka kohë që kërkon një lojtar të nivelit të lartë në sulm për të ndihmuar treshen Mane-Firmino-Salah. 

Është e lehtë për t’u kuptuar pse The Reds interesohen për Dybala, por koha do të tregojë nëse do të kenë sukses për firmën e tij në verë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit