Liverpool eliminon Arsenal-in dhe kalon në finale, Jota-s i mjaftojnë dy ndeshje për t’u bërë makthi i Topçinjve (Video)

20 Janar 2022
22:38
Denis Hakanaj

Liverpool ka mundur 2-0 Arsenal-in në gjysmëfinalen e kthimit të Carabao Cup dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe, ku do të përballet me Chelsea-n.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në Emiratës ka qenë Diogo Jota, autor i të dy golave për Të Kuqtë.

Pavarësisht se ka luajtur vetëm dy ndeshje në Emirates Stadium, Diogo Jota është golashënuesi më i mirë i Liverpool-it në këtë stadium me 4 gola.

Arsenal e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Partey në harkun e tri minutave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit