Liverpool fiton falë “hajmalisë” dhe rimerr kreun e Premier League (Pamjet)

30 Prill 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i ka marrë fitoren e radhës në Premier League dhe është kthyer të kryesojë përkohësisht kampionatin anglez me një avantazh prej dy pikësh ndaj Manchester City-t, që ka një ndeshje më pak.

Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë marrë një fi tore të rëndësishme 1-0 në fushën e Neëcastle në javën e 35-të të kampionatit. Një fitore, siç e tregon edhe rezultati, e vuajtur për miqtë.

Newcastle-Liverpool VIDEO E GOLIT

Ka qenë një gol i Naby Keita në minutën e 19-të që ka vendosur sfidën e zhvilluar në St James Park. Një gol që është pasura nga polemikat e vendasve, të cilët kanë pretenduar se aksioni ka nisur me një faull.

Keita është konfirmuar kështu hajmalia e Liverpool-it, duke parë se Të Kuqtë kanë fituar  çdo ndeshje në të cilën mesfushori ka shënuar gol në këtë sezon.

82 pikë për Liverpool-in në renditjen e Premier League, 80 për Manchester City-in. Skuadra e Pep Guardiola do të luajë në 18:30 në fushën e Leeds-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit