Liverpool flak portierin e gafave, Karius: Me ne vetëm do të ngrohësh stolin…

12 Janar 2022
13:24
Alfred Lleshi
back button

Marrëdhënia mes Liverpool-it dhe portierit Loris Karius tashmë ka marrë fund. Edhe 6 muaj të tjerë kontratë, pastaj vjen lamtumira. Të themi të vërtetën, nga ana e “Reds” ka pasur shenja për një ndarje të hershme.

Në fakt, për portierin që luajti një rol negativ në finalen e Champions League 2018, nuk ka më hapësirë ​​në skuadrën angleze. I huazuar diku tjetër mes Besiktas dhe Union Berlin, “mbrojtësi ekstrem” gjerman nuk ishte më në gjendje të fitonte vend titullari.

Në këtë kuptim duhen lexuar edhe fjalët e John Achterberg, trajner i portierëve të Liverpool, i cili përmes “The Atheltic” e këshilloi Karius që të përpiqet të rikthehet në lojë diku tjetër: “Nuk i ndihmon askujt që të ngrohë stolin edhe 6 muaj të tjerë pa u ndjerë, sikur po lufton vërtet për diçka.

Situata nuk do të përmirësohet, ndaj ai duhet të përdorë cilësitë për të bërë karrierë dhe luajtur diku tjetër. Është në dorën e tij dhe agjentit që të gjejnë një zgjidhje me klubin, të largohet këtë muaj. Përndryshe, thjesht do të stërvitet me ne deri në fund të kontratës së tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit