Liverpool, gati festa e madhe edhe pa Premier dhe Champions: arsyeja

19 Maj 2022
18:31
Denis Hakanaj

Liverpool-i po përgatitet për një fund sezoni të zjarrtë: lojtarët e Klopp janë akoma në garë për Premier League, vetëm një pikë i ndan Të Kuqtë nga Manchester City kryesues, dhe për Champions League, me finalen e 28 majit kundër Real Madrid.

Liverpool-i ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm që është kurorëzuar deri tani me fitoren e Carabao Cup dhe Kupës së Anglisë, por me një lojë të mrekullueshme.

Megjithatë, pavarësisht mundësisë që skuadra e Klopp ta mbyllë sezonin pa trofe të tjerë, Liverpool-i, siç ka bërë të ditur Daily Mail, ka lajmëruar se do të organizojë festime më 29 maj para tifozëve, edhe nëse nuk do të arrijë të fitojë Premier League dhe Champions League.

Kryebashkiaku i Liverpulit, Joanne Anderson, e ka ftuar klubin të marrë pjesë në një  event të kësaj natyre për të festuar një tjetër sezon të suksesshëm.

Parada e skuadrës do të fillojë në orën 16:00 dhe do të përfshijë edhe një autobus me protagonistet e Liverpool Women, skuadra e femrave që ka fituar kampionatit dhe ka siguruar ngjitjen në Women’s Super League, kategoria kryesore e futbollit për femra.

Kryetarja e bashkisë Anderson ka deklaruar: “Jemi të gëzuar se mund të konfirmojmë se klubi do të bëjë një paradë në rrugët e qytetit më 29 maj dhe jam e gëzuar që do të festojmë arritjet e skuadrës së meshkujve dhe të femrave.

“Është bërë një punë shumë e madhe në prapaskenë për të përgatitur një event të këtyre përmasave, kështu që është fantastike që qyteti mund ta jetojë.

Fitorja e FA Cup, Carabao Cup dhe trofeun e FA Women’s Championship janë rezultate të jashtëzakonshme që meritojnë të vlerësohen dhe mund  të mos jenë trofetë e vetëm që do të ngrihen atë ditë!

“Sido që të shkojë finalja e sezonit dhe finalja e Champions League, Liverpool-i dhe Liverpool Women na kanë bërë të ndihemi krenarë dhe do t’u japim të dy skuadrave festën që meritojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit