Liverpool gjen pasardhësin e Lovren te Frankfurt

16 Qershor 2019
23:41
back button

Pas vetëm një viti, Eintracht Frankfurt mund të shpërblehet për blerjen e Evan N’Dicka. 

Talenti i mbrojtjes mund t’u sjellë shumë të ardhura gjermanëve gjatë merkatos së verës teksa shumë klube kanë trokitur në derën e finalistëve të Europa League. 

Sipas Liverpool Echo, Liverpool ka shfaqur interes për francezin që aktualisht luan me U20. N’Dicka është një nga opsionet që mund të zëvendësojë Dejan Lovren. 

Rreth 25 milionë euro mund të paguajnë The Reds për 19-vjeçarin, teksa do të kenë edhe konkurrencën e PSG. 

N’Dicka ka qenë një nga lojtarët kyçë të Frankfurt sezonin e kaluar, por sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën e një gjiganti të Europës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit