Liverpool harron City-n, kthehet te fitorja kundër Aston Villa-s

5 Korrik 2020
19:28
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka mundur 2-0 Aston Villa-n në javën e 33-të të Premier League dhe është jthyer te fitorja pas leksionit të marrë nga Manchester City në humbjn 4-0 të pësuar në Eithad tri ditë më parë.

Kampionët e Anglisë i kanë siguruar tri pikët në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola.

Ndeshja e luajtur në Anfield është hapur nga Mane në minutën e 71-të dhe është mbyllur nga 19-vjeçari Curtis Jones në të 89-ën.

Të Kuqtë kanë shkuar në kuotën e 89 pikëve në renditje, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit