Liverpool humbet përsëri, Klopp: Jam i lumtur për zhgënjimin e Salah

5 Mars 2021
13:21
Denis Hakanaj
back button

Sikur të mos mjaftonte sezoni zhgënjyes në kampionat, Liverpool duhet të shqetësohet edhe për çështjen Salah.

Ylli i Të Kuqve, në fakt, nuk ka qenë aspak i lumtur për zëvendësimin në minutën e 62-të në ndeshjen kundër Chelsea-t.

Në lidhje me pakënaqësinë e egjiptianit ka folur trajneri i Të Kuqve, Jurgen Klopp.

“Jam i lumtur kur lojtarët e mi janë të zhgënjyer për zëvendësimin, nuk është një problem. Nuk e kam parë çfarë ka bërë Salah”, ka thënë gjermani.

“Mund të kisha zëvendësuar lojtarë të tjerë, por në atë moment më është dukur se kishte humbur intensitetin dhe nuk doja të rrezikoja”.

“Është një gjë e rrallë, e njoh prej shumë kohësh dhe zakonisht Salah duket i freskët deri në fund. Nuk ishte më dhe kam menduar ta zëvendësoja. Nuk kam dashur të rrezikoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit