Liverpool-i fiton titullin dhe bën të pasur… Southampton-in

27 Qershor 2020
18:42
Denis Hakanaj
back button

Ka edhe pak Southampton në titullin e fituar nga Liverpool-i.

Siç ka bërë të ditur Telegraph, triumfi i Të Kuqve në Premier ka qenë një lajm i mirë edhe për Shenjtorët, që do të fitojnë rreth 2.5 milionë euro nga suksesi i ekipit të Klopp.

Arsyeja? Në kontratat e katër lojtarëve të Liverpool-it, të blerë pikërisht nga Southampton, është përfshirë një bonus në rastin e fitores së kampionatit.

Më saktësisht, bëhet fjalë për klauzolat që janë përfshirë në marrëveshjet për Virgil van Dijk, Sadio Mane, Adam Lallana dhe Dejan Lovren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit