Liverpool i frikshëm, kalon në avantazh ndaj Milanit. Super Maignan i pret penallti Salah (VIDEO)

15 Shtator 2021
21:15
Telesport
back button

Liverpool ka gjetur avantazhin ndaj Milanit me Alexandër Arnold që ka marrë krahun dhe me një goditje ka gjetur devijimin me fat të Tomorit, teksa topi ka befasuar Maignan, që nuk ka pasur kohë të reagojë.

Në Anfield Road dominim i “Reds” dhe kuqezinjtë që janë ende të shokuar nga goli i shpejtë, teksa vendasit patën edhe dy raste të tjera përpara golit.

Por, Liverpool ka shansin edhee te golit te dyte teksa arbitri akordin penallti me VAR. Por, portieri Maignan fantasik ndaj Salah, duke pritur dy here.

Sakaq, Ajax është duke fituar 0-2 në Lisbonë ndaj Sportingut.

Haller ka shënuar pas 2 minutash lojë ndërsa më pas po sulmuesi ka dyfishuar rezultatin në minutën e 9-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit