Liverpool i jep 4 milionë € ish-trajnerit Rodgers, katër vite pas mori 16 milionë nga shkarkimi

16 Nëntor 2019
17:31
back button

Brendon Rodgers ka marrë një tjetër pagesë nga klubi i Liverpoolit, katër vite pasi mori 16 milionë euro kur u shkarkua nga The Reds, teksa ish-klubi i tij i ka hënë 4 milionë euro për rezidencën të cilën ia kishte lënë me qira Jurgen Kloppit që kur Gjermani e zëvendësoi në Anfield.

Klopp do të vazhdojë të jetojë në vilën gjigante me shtatë dhoma gjumi, të cilën Rodgers e ka nxjerrë në shitje gjatë verës, me Liverpool që ka në plan ta mbajë pronën për të akomoduar trajnerët e ardhshëm.

Liverpool thuhet se do ta lejojë Klopp të qëndrojë pa pagesë në shtëpi megjithëse ai do të paguajë një taksë të vlerës së qirasë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit