Liverpool kërkon partner për Van Dijk, hedh sytë nga francezi

4 Prill 2020
15:12
back button

Joe Gomez dhe Joel Matip duket se nuk e bindin Jurgen Klopp si titullarë dhe partnerë idealë për Virgil Van Dijk në qendrën e mbrojtjes së Liverpool, kështu që kërkon të afrojë në ekip një tjetër lojtar.

Synimi i Klopp është Dayot Upamecano. Gjiganti i prapavijës është padyshim një lider te Leipzig, por edhe në Kombëtaren U-21 të Francës, ku ka qenë për disa kohë edhe kapiten.

21-vjeçari vlerësohet shumë për aftësistë e tij dhe Leipzig nuk e lëshon pa të paktën 60 milionë euro. Tashmë, mbetet në dorën e “The Reds” se sa do të ofrojnë, por sipas mediave në Angli, Liverpool është gati të plotësojë kërkesat e Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit