Liverpool, Klopp zbulon armën sekrete para finales me Real-in

18 Maj 2022
17:02
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen në finalen e Champions League 28 majin e ardhshëm. Dy skuadrat po i përjetojnë në mënyrë të ndryshme ditët që çojnë te finalja e madhe.

Madrilenët kanë siguruar titullin në La Liga katër ndeshje para fundit të kampionatit dhe e kanë përdorur fazën e fundit të sezonit si një fazë përgatitore.

Los Blancos do të luajnë kundër Betis të premten në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe më pas do të kenë tetë ditë për t’u përgatitur për finalen kundër Liverpool-it.

Liverpool-i, nga ana tjetër, po kalon një moment shumë intensiv. Ata kanë mundur Chelsea-n në finalen e Kupës s ë Anglisë të shtunën dhe kanë fituar me përmbysje 2-1 në ndeshjen e kampionatit të luajtur kundër Southampton-it të martën.

Të Kuqtë janë në garë me Manchester City-n për titullin. Ata do të luajnë kundër Wolves të dielën në  javën e fundit të Premier League dhe mund ta fitojnë akoma titullin.

Trajneri Klopp ka shpjeguar sekretin e suksesit të skuadrës së tij pas  fitores së arritur kundër Southampton-it. “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen, është shumë mallëngjyese”, ka thënë ai.

“Të kesh lojtarë të tillë është si të kesh një Ferrari në garazh. T’i i nxjerr dhe ata bëjnë një punë  shumë të mirë. Nuk e di kur ishte hera e fundit që ka luajtur Harvey Elliot, Curtis Jones ka luajtur vetëm një ndeshje në një kohë të gjatë, është një krim që Takumi Minamino nuk luan më shpesh. Alex Oxlade-Chamberlain, gjithashtu. Ai nuk luan dhe është në formë të jashtëzakonshme.

“Ndonjëherë është shumë e vështirë për lojtarët. Por çfarëdo që të ndodhë këtë vit, do të ndodhë për shkak të grupit. Janë të jashtëzakonshëm dhe e kanë treguar përsëri këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit