Liverpool kryeson kudo, zbulohet renditja speciale

5 Qershor 2020
16:15
Denis Hakanaj
back button

Ndoshta është për Champions League-ën e fituar sezonin e kaluar ose për faktin se ka dominuar kampionatin anglez, por Liverpool, sipas një sondazhi të bërë nga YouGoov FootballIndex është aktualisht skuadra më e dashur e Mbretërisë së Bashkuar.

Në bazë të kërkimeve të bëra, skuadra e Jurgen Klopp rezulton të ketë 8.3% të preferencave. Një shifër e mjaftueshme për të dominuar renditjen speciale të klubeve më të dashur të Premier League.

Në vendin e dytë, në mënyrë surprizë duke parë vitet e fundit, Manchester United me 6%. Pas Djajve të Kuq vjen Chelsea që kompleton podiumin me 3.1% të preferencave.

Nga vendi i katërt deri në të dhjetin janë Manchester City, Arsenal, Tottenham, Wolverhampton, Newcastle, Everton dhe Aston Villa që mbyll klasifikimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit