Liverpool merr kreun falë Milner, Mane “kap” Aguero-n dhe thyen rekordin 7-vjeçar

17 Mars 2019
17:07
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka vuajtur në javën e 31-të të Premier League, por në fund ka arritur të marrë tri pikët në fushën e Fulham-it.

"Të Kuqtë" kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të me Mane, i cili ka realizuar golin e tij të 17-të në këtë sezon të Premier League dhe ka kaluar Demba Ba (16 në sezonin 2011-12) , duke u bërë lojtari senegalez me më shumë gola të shënuar në një sezon të kampionatit anglez.

Gjithashtu, numri 10-të i Liverpool ka shënuar nëntë gola në ndeshjet e kampionatit anglez të luajtura në 2019-ën, po aq sa Sergio Aguero. 

Fulham, që mban vendin e parafundit në renditje, ka reaguar në pjesën e dytë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me ish-lojtarin e "Të Kuqve", Ryan Babel. 

Sulmuesi ka përfituar nga një gabim i Virgil van Dijk dhe ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 74-t. Festa e vendasve ka zgjatur vetëm shtatë minuta, me Liverpool-in që është kthyer në avanatazh falë penalltisë së fituar nga Mane dhe të transfromuar në gol nga Milner. 

Falë këtij rezultati, skuadra e Klopp kryeson renditjen me 76 pikë, dy më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit