Liverpool merr “ndihmën” e parë nga UEFA për finalen ndaj Tottenham (VIDEO)

13 Maj 2019
17:50
back button

Më 1 qershor në orën 21:00 merr jetë finalja e madhe e Champions League që do të diskutohet mes dy skuadrave angleze, Liverpool dhe Tottenham.

Në bazë të shortit të përcaktuar që pas fazës së 1/8-ve Tottenham do të jetë ekipi pritës dhe Liverpool do jetë ekipi mik, megjithëse ndeshja zhvillohet në një stadium neutral.

Për këtë sfidë UEFA ka ndarë dhomat e zhveshjes që do të përdorin dy skuadrat dhe stafi i tyre. 

Pavarësisht se “Reds” do të jetë skuadra mike, për arsye sigurie sipas UEFA-s iu është vënë në dispozicion dhoma e ndërrimit e Atletico Madrid, që njihet si një ndër zhveshtoret më luksoze në stadiumet më moderne në botë.

Tottenham do të ketë fatin e keq të përdorë dhomën  e ndërrimit të skuadrës mike, që dallohet qartë se ka diferencë të madhe me atë të skuadrës pritëse.

Gjithsesi për këtë finale UEFA do të përdorë dekorin e Champions League dhe të dy zhveshtoret do të shndërrohen, sidoqoftë hapësira e vogël që do ketë “Spurs” mbetet e pandryshuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit