Liverpool-Milan, Conte ndez ëndrrat e tifozëve të Djallit

15 Shtator 2021
15:29
Denis Hakanaj

I pranishëm në Liverpool si opinionist i Sky për ndeshjet e Champions League, Antonio Conte ka thënë disa fjalë në lidhje me ndeshjes e sotme mes skuadrës së Klopp dhe Milan-it:

“Kam qenë këtu kur drejtoja Chelsea-n, por nuk kam patur mundësi ta shihja mirë qytetin, ku ndihet qartë historia e skuadrës. Kjo e sotmja do të një ndeshje e bukur, një provë e bukur për Milan-in”, ka thënë ish-trajneri i Inter-it.

“Tifozët kuqezinj duhet të kenë besim, sepse skuadra po luan mirë. Duhet të jenë optimistë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit