Liverpool, Milner: Ai është lojtari më i pafat për 80 minutat e para (Video)

22 Nëntor 2020
22:54
Denis Hakanaj
back button

Lojtari i Liverpool, James Milner, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Leicester për Sky Sports.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, pjesa e dytë jo dhe aq”, ka thënë lojtari i Të Kuqve.

“Bobby Firmino është njeriu më i oafat për 80 minutat a para. Ai e meritoi golin. Ka qenë i jashtëzakonshëm”.

“Unë dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, por e di se nuk mund të luaj çdo ndeshje në kohë si këto”.

“Është e vështirë të gjesh një ritëm me kaq shumë ndërprerje për ndeshjet e kombëtareve, por ndërprerja  tjetër është shumë larg”.

“Është mbresëlënëse që e kemi ruajtur ecurinë pa humbje në shtëpi pa tifozët. Shpresojmë të vazhdojmë kështu deri kur ata të kthehen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit