Liverpool, në janar mund të vijë një tjetër yll nga Bayern-i

28 Tetor 2020
17:05
Denis Hakanaj
back button

Liverpool do të kërkojë të marrë David Alaba nga Bayern Munich në janar.

Austriaku ka refuzuar ofertën e bavarezëve për rinovimin e kontratës dhe mund të ndjekë gjurmët e Thiago Alcantara.

Sipas Bild, Bayern nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me mbrojtësin në raundin e fundit të negociatave.

28-vjeçari, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe mesfushor, është një objektiv i Të Kuqve.

Kontrata aktuale e Alaba-s skadon verën e ardhshme dhe ai mund të largohet me kosto zero atëherë ose të nënshkruajë një para-kontratë me një klub tjetër në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit