Liverpool, një nga heronjtë e mrekullisë së Stambollit tërhiqet në moshën 38 vjeç

3 Korrik 2020
20:47
Denis Hakanaj
back button

Milan Baros, ish-sulmuesi i Liverpool-it, ka vendosur të tërhiqet.

38-vjeçari ka zyrtarizuar lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur dhe nga Banik Ostrava, skuadra me të cilën ka luajtur në tre sezonet e fundit.

Baros fitoi Champions League me Liverpool-in në 2005-ën, duke dhënë kontributin e tij në suksesin e arritur në Stamboll me përmbysje ndaj Milan-it të Ancelotti-t, që e kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0 dhë që më pas u mund me penallti.

“Në aspektin psikologjik jam mirë, por jo fizikisht. Kam shumë probleme fizike, nuk arrij të stërvitem si më parë”, ka thënë Baros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit