Liverpool pa Champions, Klopp bën ‘shoferin’: “I largoj unë ata që nuk duan të qëndrojnë”

27 Maj 2023
17:18
Denis Hakanaj
back button

Liverpool do të jetë një nga mungesat më të mëdha në edicionin e ardhshëm të Champions League, kompeticion për të cilin Të Kuqë ishin kualifikuar gjithmonë që kur Jurgen Klopp ka marrë drejtimin e ekipit përveç vitit të parë.

Gjithsesi, sezonin e ardhshëm klubi do të duhet të përqendrohet tek Europa League, por trajneri nuk ka frikë nga një shpërbërje edhe nëse duket i gatshëm të veprojë si ‘shofer’ për ata që zgjedhin të shkojnë diku tjetër.

“I shqetësuar për të ardhmen e Salah? Absolutisht jo, atij i pëlqen të jetë këtu, – tha Klopp, – ai kërkoi falje për atë që bëmë ne, ai nuk kërkoi falje për ‘atë që bënë të tjerët dhe fatkeqësisht edhe unë isha atje’.

“Nëse një lojtar vjen tek unë dhe më thotë ‘Nuk u kualifikuam në Champions, duhet të largohem’, do ta çoj unë me makinë diku tjetër. Do të marr çelësin dhe do t’i them: ‘Hip në makinë, ku do të shkosh?’ Por kjo do të ishte diçka e pakuptueshme.

“Është sikur të thosha: ‘Nuk u kualifikuam në Champions League, dua të punoj në një ekip të Champions League kështu që po largohem’. Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi, nuk mund të largohem”.

Për rrezikun që tifozët të injorojnë Europa League, Klopp ka thënë: “Kur dilni në fushë nuk ka asnjë ndryshim. Jam 100% i sigurt se në fillimin e ndeshjes të enjten në mbrëmje, cilido qoftë kundërshtari, Anfield do të dëgjohet dhe kjo është gjithçka që më duhet.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit