Liverpool prezanton uniformat e reja, kampionët ndryshojnë “lëkurë”

1 Gusht 2020
10:20
Alfred Lleshi
back button

Pasi fitoi titullin e parë të Premier League, mbas 30 vitesh “agjërim” në këtë drejtim, duke u bërë skuadra më e shpejtë në historinë e elitës së futbollit anglez, që e siguron titullin, Liverpool do të shfaqet si kampion i kurorëzuar rishtas me një uniformë krejt të re “Nike”.

Klubi nga “Anfield” e ka hedhur në treg uniformën e re, gjë që është marrë përsipër nga furnizuesi i mëparshëm “New Balance”. Është arritur një marrëveshje me palët e përfshira që Liverpool të vendosë trofeun e Premier League në çantën e tanishme “New Balance”. Marrëveshja 5-vjeçare e “Reds” me “New Balance” ishte fiksuar të skadonte më 1 qershor, por për shkak të ndërprerjes së sezonit dhe Covid-19, që i vonoi lojërat e fundit të sezonit, partneriteti i “Nike” me klubin tani do të fillojë më 1 gusht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit