Liverpool-Real, shtyhet me 15 minuta fillimi i finales: ja arsyeja

28 Maj 2022
21:00
Denis Hakanaj

Liverpool-Real Madrid, finalja e madhe e Champions League, do të fillojë me 15 minuta vonesë. Janë të shumtë tifozët e Të Kuqve që kanë vështirësi të futen në stadium.

Një e papritur që ka shtyrë drejtuesit e UEFA-s që të marrin vendimin për ta shtyrë me pesëmbëdhjetë minuta fillimin e sfidës.

Ka patur rrëmuja para fillimit të finales së madhe të Champions League mes Liverpool-it dhe Real Madrid, që do të fillojë pas pak në Stade de France të Parisit.

Siç ka raportuar media franceze RMC Sport, rreth 100 tifozë të Liverpool-it, të cilët kanë qenë pa biletë, duket se kanë provuar të hyjnë me forcë në stadium.

Pas disa minutash, forcat e rendit kanë arritur ta qetësojnë situatën dhe qindra tifozët e pranishëm, duke kthyer qetësinë.

<strong>Formacionet zyrtare</strong>

LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konatè, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane. Trajner: Klopp.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modrić; Valverde, Benzema, Vinícius Júnior. Trajner: Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit