Liverpool s’heq dorë, gati oferta e radhës 100 milionëshe

20 Shtator 2022
17:27
Denis Hakanaj
back button

Liverpooli nuk ka hequr dorë nga shpresat për të blerë yllin e Real Madrid, Fede Valverde, sipas raportimeve. Reds bënë një ofertë prej 85 milionë sterlinash (rreth 100 milionë euro) për mesfushorin e Uruguait këtë verë dhe planifikojnë ta bëjnë sërish, sipas AS.

24-vjeçari po shkëlqen në këtë sezon dhe në derbin e së dielës kundër Atletico Madrid në kampionatin spanjoll realizoi golin e fitores 2-1.

Ky ishte goli i tij i pestë tashmë këtë sezon dhe trajneri i Real-it, Carlo Ancelotti ka bërë shaka se ai duhet të jpete dorëheqjen nëse Valverde nuk do të arrinte të shënonte dhjetë gola në këtë sezon.

Fede mund të luajë në mesfushë ose si mbrojtës krahu dhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, thuhet se është një tifoz i madh i atësisë së tij për të luajtur në disa role.

Të Kuqtë mendohet se kanë testuar vendosmërinë e Realit me një ofertë të madhe në fund të merkatos së verës. Por drejtuesit e Los Blancos e konsideruan “fyese” ofertën e marrë në fundin e sesionit të  merkatos.

Do të ishte shitja e dytë më e madhe në historinë e Real-it – pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s për 100 milionë euro tek Juventus-i në vitin 2018 – kështu që refuzimi i tyre për të bërë biznes nënvizon se sa lart e vlerësojnë yllin.

Valverde pritet të jetë një lojtar kyç për Uruguain në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë dimër në Katar. Kjo do ta bëjë të rritet akoma më shumë vlerën e kartonit të tij dhe do ta bënte më të vështirë për Liverpool-in që ta merrte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit