Liverpool “shtyp” Southampton, nuk ndalet më Aston Villa e Gerrard (Video)

27 Nëntor 2021
17:56
Denis Hakanaj
back button

Tjetër fitore 4-0 për Liverpool në Premier League.

Pas asaj të marrë kundër Arsenal-it javën e kaluar, Të Kuqtë kanë mposhtur me të njëjtin rezultat edhe Southampton-in e Armando Brojës.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jota, autor i dy golave. Thiago dhe Van Dijk kanë shënuar dy të tjerët për skuadrën e Klopp.

Fitore edhe për Aston Villa-n e Gerrard, që duket se ka gjetur çelësin e suksesit me caktimin e legjendës së Liverpool-it në drejtimin e ekipit.

Villa ka mundur 2-1 në transfertë Crystal Palace.

Është mbyllur barazim pa gola sfida mes Norwich dhe Wolves.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit