Liverpool siguron mbrojtësin e talentuar në Spanjë! Algjeriani kushton shumë pak

5 Gusht 2020
16:24
Telesport
back button

Liverpool është shumë pranë goditjes Aissa Mandi! Mbrojtësi algjerian – ashtu si shkruan Bein Sport – duket se ka gjetur akordin me klubin anglez. Flitet edhe për shifra: akordi është arritur mbi bazën e rreth 10 milionë eurosh.

Në këtë kampionat, mbrojtësi andaluz ka luajtur 29 ndeshje me Real Betis dhe ka qenë një ndër pikat më të forta.

Natyrisht, ideja e Klopp është që djaloshi të jetë rezervë dhe të rritet në prani të mbrojtësve të tjerë me përvojë por, nëse bën mirë menjëherë, mund të luajë dhe titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit