Liverpool takohet me menaxherin e super yllit

15 Shtator 2021
17:45
Denis Hakanaj
back button

Sipas portalit anglez 90min.com, Liverpool duket se është takuar me Mino Raiola për të folur në lidhje me mundësinë e transferimit në Anfield të Erling Haaland.

Të Kuqtë i janë shtuar listës së gjatë të skuadrave që duan ta marrin gjigantin norvegjez verën e ardhshme. Skuadrat e tjera që kanë vënë në shënjestër yllin e Borussia Dortmund janë Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona.

Borussia kërkon 150 milionë për Haaland, por lojtari ka një klauzolë në kontratë që do ta lejojë të largohet për vetëm 75 milionë euro në fundin e këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit