Liverpool, tifozi shpenzon 280 mijë euro dhe feston titullin para kohe (video)

21 Maj 2020
21:58
Denis Hakanaj
back button

Një tifoz i Liverpool-it ka shpenzuar 280 mijë euro për të festuar titullin në Premier League. Bëhet fjalë për një sipërmarrës tajlandez që ka blerë një kamion nga vendi i tij. Gjithçka gati për paradën e një titulli që mungon prej 30 vitesh.

“Kisha menduar ta blija kampionin për të festuar me tifozët e tjerë fitoren e kampionatit në momentin kur skuadra do të kishte ngritur trofeun”, ka thënë për Mirror, Kongkiat Inthraseesangwon.

“Më pas erdhi pandemia. Premier u pezulluar dhe unë kam vendosur ta destoj para kohe titullin”.

“Mendoj se kanë qenë para të shpenzuara mirë. Do të jetë hera e parë në më shumë se 30 vite që fitojmë kampionatin dhe është e drejtë që kjo arritje të festohet. Më pas, pas festës, kamioni do të përdoret në aktivitetin tim, kështu që nuk është një shpërdorim parash”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit