Liverpool “tradhtohet” nga 100 milionëshi, “ngec” përsëri në kampionat (Pamjet)

15 Gusht 2022
23:05
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në sezonin e ri të Premier League. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë kundër Fulham-it, skuadra e Klopp është ndalur në shtëpi nga Crystal Palace.

Sfida e luajtur në Anfield është mbyllur në barazim 1-1. Zaha ka shënuar për miqtë në pjesën e parë me një goditje të bukur pas një sprinti që ka kapur në befasi mbrojtjen vendase.

Në pjesën e dytë ka ardhur një tjetër lajm i keq për të Kuqtë. Nunez, sulmuesi i blerë për 100 milionë euro nga Benfica, është ndëshkuar me karton të kuq.

Uruguaiani ka goditur me kokë një kundërshtar dhe arbitri i ndeshjes nuk është menduar dy herë dhe e ka dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Liverpool ka arritur të gjejë golin e barazimit katër minuta pasi ka mbetur me një lojtar më pak falë Luis Diaz.

Një tjetër hap fals për ekipin e Jurgen Klopp, që tani e shikon veten në vendin e 12-të të renditjes me vetëm dy pikë të marra në dy ndeshjet e para.

LIVERPOOL-PALACE PERMBLEDHJA E NDESHJES

Lajme të tjera

Lajmet e fundit