Liverpool trondit Chelsea në 4 minuta! Mane protagonist, Kepa “amator” (VIDEO)

20 Shtator 2020
18:47
Telesport
back button

Liverpool ka realizuar menjëherë dy gola në pjesën e dytë ndaj Chelsea, që ka mbetur me dhjetë pas daljes me të kuq të Christensen në pjesën e parë.

Sulmuesi i “reds”, Sadio Mane, fillimisht ka goditur në minutën e 50′ me kokë, pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë. Por, më pas ka ardhur në minutën e 54′ dhurata e portierit Kepa të Chelsea.

Një gafë amatore, pasi në vend që të largonte topin, portieri e goditi në këmbët e Mane që ndodhej aty. Një përplasje deçizive që e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin e dyfishtë të kampionëve…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit