Liverpool, Van Dijk rrezikon sezonin pas ndërhyrjes “horror”

18 Tetor 2020
9:43
Denis Hakanaj
back button

Virigl van Dijk, mbrojtësi i Liverpool-it, ka pësuar një dëmtim gjatë derbit Everton-Livepool të luajtur ditën e djeshme.

I detyruar të dalë nga fusha pas një ndërhyrje të frikshme të portierit Pickford, për kolosin e Të Kuqve dyshohet se ka pësuar një dëmtim shumë serioz.

Mediat angleze, në fakt, kanë shkruar për një mbyllje të parakohshme të sezonit. Një mundësi kjo që do ta detyronte Klopp të kthehej në merkato në janar për të gjetur një mbrojtës cilësor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit