Liverpool-Atletico, Klopp ngacmon Simeonen për shortin!

17 Dhjetor 2019
13:21
back button

Shorti i UEFA Champions League për fazën e 1/8-ave ka rezervuar përballje mjaft të forta, ku një prej tyre është edhe Liverpool-Atletico. Përveç dy ekipeve që kanë bërë mjaft mirë në vitet e fundit, është edhe një përplasje midis dy filozofive të dy trajnerëve, Jurgen Klopp dhe Diego Simeone.

I pari që ka hedhur ngacmimin është gjermani i “The Reds”. Klopp ka deklaruar se Simeone nuk mund të jetë i lumtur për këtë short, pavarësisht çdo deklarate që mund të japë. Sipas numrit një të stolit të Liverpool është një sfidë mjaft e vështirë, ku përballen dy stile të ndryshme.

“Nuk besoj se Simeone është duke vrapuar nga lumturia që shorti i rezervoi Liverpoolin. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Dy ekipe që janë mësuar të bëjnë një futboll intensiv. Stile të ndryshme normalisht, por intensiteti që krijojnë në lojë të dy ekie bën që të jenë një ndeshje shumë e vështirë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit