Liverpool-Gerrard, saga vazhdon! Tani është radha e …

12 Korrik 2019
23:07
back button

Për shumë, emri i Bobby Duncan nuk thotë asgjë. Gjithçka normale kur mendon se po flitet për një djalosh vetëm 18-vjeçar. Gjithsesi ka një detaj që e bën atë special: është kushëriri i një legjende të futbollit botëror, Steven Gerrard.

Për më tepër, të dy ndajnë edhe të njëjtin passion, duke konsideruar faktin që talenti-foshnjë po bën hapat e tij të parë si futbollist te Liverpool. Sulmues puro, duket se zotëron një instikt të lindur për gol.

Një dëshmi konkrete është shfaqur në sfidën miqësore mes “Të Kuqve” dhe Tranmere Rovers, e përfunduar në shifrat 6-0. Njëri nga gjashtë golat mban pikërisht firmën e Duncan. 

Sipas burimeve angleze, djaloshi pëlqehet edhe nga Borussia Dortmund, ndonëse trajneri Jurgen Klopp, ka shprehur dëshirën e tij për të mos u privuar nga talenti i ri. Debutim perfekt i talentit, që është pëlqyer edhe nga vete Gerrard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit