Liverpooli dhe Man. United duan sulmuesin e ri, klubi anglez kryqëzon gishtat

18 Shtator 2020
15:23
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Watford, Ismail Sarr, është kthyer në të shumëkërkuar nga drejtuesit e gjigantëve të Anglisë. Manchester United dhe Liverpooli kanë nisur punën për të bindur futbollistin e ri dhe ta rrëmbejnë që këtë merkato.

22-vjeçari dëshiron të largohet nga Watford për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. “Djajtë e kuq” dhe “Redsat” kanë hedhur grepat e parë për të blerë futbollistin.

Unitedit i dështoi afrimi i Jadon Sancho dhe prandaj kërkon që ta zëvendësojë me një tjetër futbollist. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe se kush do të bindë Watfordin që kërkon të paktën 36 milionë euro për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit