“Liverpooli do Rashicën, Tottenhami sytë te Muriqi, Zhegrova ka 2 destinacione”, – Ademi zbulon merkaton

4 Maj 2020
21:49
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të futbollit në Kosovë. Numri një i Federatës ka folur dhe për ndihmën e qeverisë së Kosovës për futbollin.

“Të them të drejtën na kanë qëndruar afër. Qeveria ka ndarë para për ta ndihmuar në këtë situatë. Dua të gjej rastin të falenderoj dhe lojtarët e Përfaqësues së Kosovës, pasi na kanë ndihmuar dhe kanë dhuruar para për futbollistët e Superligës sonë”, – tha ai për “Çim Peka Live”.

Ademi ka folur dhe për yjet e futbollit të Kosovës. “Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpooli, por dhe Leipzig e do me patjetër. Kam besim sepse Altin Lala do e këshillojë si duhet.

“Muriqin e kërkon me ngulm Tottenhami, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova është një tjetër emër i nxehtë, pasi e duan disa skuadra në Francë, së fundmi ka dhe një ekip në La Liga”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit