Liverpool-i i Klopp-it parakalon Real-in, është më i miri i humbësve

14 Maj 2019
22:01
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-i ka qenë i detyruar ta shtyjë përsëri takimin me një titull që mungon prej pothuajse 30 vitesh, kur kampionati anglez quhej akoma Firts Division. 

Pavarësisht nga kjo, "Të Kuqtë" mund të krenohen për rekordin që kanë vendosur: me 97 pikët e grumbulluara në këtë kampionat, lojtarët e Klopp janë vendi i dytë më i mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës në epokën e 3 pikëve.  

Duke qëndruar në Angli, para Liverpool-it, titulli i nënkampionëve më të fortë mbahej nga Manchester United, që e mbylli sezonin 2011/12 me 89 pikë, po aq sa kushërinjtë e City-t, por që u ndëshkua nga diferenca e golave. 

Para Liverpool-it të Klopp-it, mbreti i vendeve të dyta ishte Real Madrid-i i Manuel Pellegrini-t, që grumbulloi 96 pikë në sezonin 2009/10, tri më pak se Barcelona e Pep Guardiola-s.  

Ndërkohë, rekordin në Itali e mban Napoli, që e mbylli kampionatin e kaluar me 91 pikë, katër më pak se kampionët e Juventus-it. Duke u zhvendosur në Francë, ky rekord mbahet nga PSG, që në sezonin 2016/17 ka grumbulluar 87 pikë, të pamjaftueshme për të parakaluar Monaco-në e Mbappe dhe Bakoyoko. 

Kjo renditje e veçantë mbyllet me Borussia Dortmund, që në sezonin 2015/16 grumbulloi 78 pikë, por në një kampionat me 18 skuadra. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit