Liverpooli merkato “low cost”, Klopp do mbrojtësin grek

9 Gusht 2020
17:52
Telesport
back button

Liverpooli po mendon për merkaton dhe ka hedhur sytë drejt Olympikaosit. Trajneri Jurgen Klopp i ka gjetur një rival Robertsonit për krahun e majtë të mbropjtjes dhe fjala është për Kostas Tsimikas.

24-vjeçari ka luajtur me gjigantët e Greqisë dhe tashmë pritet të bëjë hapin e madh në karrierë. “Redsat” janë gati të paguajnë 12 milionë euro për kartonin e tij. Liverpooli nuk është i vetëm në garë, pasi kampionët kanë rivalitet.

Leicester City po studion lojtarin, ndërsa në fund duket se do të jetë dëshira e Tsimikas që do të jetë vendimtare për të ardhmen. Futbollisti ka fituar eksperiencë në Greqi dhe mund të jetë një zbulim i rëndësishëm për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit