PRAPASKENA: Liverpooli në sulm për Alcantaran, plan i qartë nga Klopp

15 Shtator 2020
15:18
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli do të afrojë Thiago Alcantaran nga skuadra e Bayern Munchen, por kanë një plan shumë interesant për ta bindur. Anglezët e duan mesfushorin spanjoll për ta pasur në skuadër.

29-vjeçari do të largohet nga skuadra gjermane, por dhe drejtuesit e Bayernit e duan ta shesin. Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës dhe kampionët duan ta largojnë nga Bavaria.

“Redsat” duan të dërgojnë ofertën zyrtare për ekipin e Bayernit në javën e fundit të merkatos. Ata duan të ulin sa më shumë çmime, ndërsa duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit