Liverpooli, PSG dhe Juvja në garë, të gjithë duan futbollistin e Lyonit

2 Qershor 2020
21:33
Eraldo Harlicaj
back button

Lojtari i Lyon, Houssem Aouar, është kthyer në shënjestren e shumë klubeve. Shumë ekipe të rëndësishme si Liverpooli, PSG, Juventusi dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e tij sipas asaj që shkruan RMC.

Futbollisti i ri ka një çmim të shtrenjtë, pasi Lyoni nuk ka ndërmend ta lëshojë pa 50 milionë euro. Mbyllja e Ligue 1 dhe fakti se Lyoni ka mbetur jashtë Europës ka krijuar një gropë të madhe ekonomike.

Kjo ka bërë që klubi të mendojë për shitjen e lojtarëve më të mirë. Një tjetër emër që pritet të largohet përveç Aouar është dhe sulmuesi holandez Memphis Depay.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit