Llogaritë e titullit, duhen edhe 16 pikë. Ja kur mund të festojë Interi

8 Prill 2021
11:04
Alfred Lleshi

Interi mposhti kundërshtarin e dhjetë radhazi në fazën e dytë të Serie A. Një ecuri e patëmetë, që sjell për herë të parë avantazhin +11 pikë nga ndjekësi më i afërt, Milani. Matematikisht, skuadra e Contes është tashmë 16 pikë larg nga zyrtarizimi i titullit. Në fakt i duhen edhe 5 fitore e një barazim në 9 ndeshjet e mbetura. Teorikisht, referuar pikëve në lojë, zikaltrit mund të arrihen vetëm nga Milani, që duket mjaft i lodhur pas një sezoni të pafund. Edhe në rast barazimi pikësh mes dy skuadrave të Milanos, Interi do të pozicionohej i pari falë 3-0 në derbin e 21 shkurtit, në të cilin mori hak për 1-2 e ndeshjes së fazës së parë.

Conte tashmë ka shënjestruar Cagliari, që e pret në “San Siro” të dielën. Pastaj do të nisë të bëjë llogari me laps se kur mund ta festojë titullin. Kundërshtarët e radhës që duhen mposhtur në vazhdim, pas Cagliari, janë emra si Napoli, Spezia, Verona. Të shtunën, më 1 maj, Lukaku dhe bashkëlojtarët e tij do të jenë në fushën e Crotone. Për t’i gëzuar të gjithë, zyrtarizimi i titullit mund të ndodhë aty, ditën e punëtorëve. Më e lehtë për ta arritur këtë është data 9 maj, kur Sampdoria do të mbërrijë në “San Siro”. Ky është ekipi i fundit, që i mundi kryesuesit e Serie A (6 janarin e kaluar). Në fakt, atë ditë Juve dhe Milani do të ndajnë pikët në ndeshje direkte.

Conte dëshiron ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit, sepse faza finale e kampionatit ka shumë “spec djegës”. Në të tretën ndeshje nga fundi (e mërkurë, 12 maj, Kampionati Europian afron) Roma arrin në Milano, e cila herët a vonë do ta fitojë një ndeshje direkte. Më 16 maj, superndeshja në shtëpinë e Juves. E cila gjithmonë peshon, pavarësisht nga një kampionat i fituar tashmë. Mbyllja në shtëpi ndaj Udinese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit