Lloris merr vendimin final, zyrtarizon të ardhmen mes shumë pasigurish

21 Janar 2022
12:07
Alfred Lleshi
back button

Hugo Lloris iu ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re 2-vjeçare e gjysmë me Tottenham. E ardhmja e portierit francez ka qenë në pasiguri masive javën e fundit, me marrëveshjen e tij aktuale që skadonte në fund të sezonit.

Megjithatë, kapiteni i “Spurs” ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klubin londinez deri në vitin 2024. Ky lajm është një nxitje e madhe për Antonio Conte, i cili ka përsëritur në shumë raste dëshirën e tij për ta mbajtur Lloris përtej verës dhe për ta përforcuar skuadrën me lojtarë të tjerë të sprovuar.

Lloris pritej të kthehej në Francë këtë verë, me Tottenhamin që dihet se ka qenë në kërkim të një numri të ri 1 përpara sezonit të ardhshëm. Ardhja e Conte ka luajtur një rol kyç në bindjen e 35-vjeçarit, që të mbetet te “Spurs” për të paktën edhe dy sezone të tjera. Pasi mbërriti nga Lyon më 2012, Lloris është tashmë në sezonin e tij të 10-të në klubin e Londrës veriore.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit