VIDEO: Llullaku vijon të shënojë, por nuk i pengon dot kampionët e ardhshëm

6 Maj 2019
22:48
back button

Azdren Llullaku po arrin formën e vet më të mirë pikërisht para finales së Kupës së Rumanisë, kundër Viitorul të Gheorghe Hagit më 25 maj, sepse sot ka shënuar sërish, në sfidën që Astra humbi 5-1 në shtëpi ndaj CFR Cluj.

Llullaku u fut në pjesën e dytë dhe pak minuta pas hyrjes shënoi, duke shkurtuar 2-1 rezultatin në minutën e 65-të, me një ekzekutim perfekt të një penalltie. 

Goli i shtatë në kampionat për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili shpreson të grumbullohet edhe nga Edy Reja.

Megjithatë, Cluj nuk u ndal dhe mori një fitore të artë, sepse tashmë është një hap larg titullit, që do të festohet javën e ardhshme në shtëpi, nëse nuk pësohet humbje ndaj U Craiova-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit