Loja e mirë ndaj Man. Cityt, trajneri i Dortmund ka kopjuar strategjinë e këtij ekipi!

7 Prill 2021
18:21
Telesport
back button

Borussia Dortmund i befasoi të gjithë mbrëmjen e kaluar me paraqitjen dinjitoze ndaj Manchester Cityt. Pavarëisht humbjes 2-1, verdhezinjtë u paraqitën shumë mirë dhe e vunë jo pak në vështirësi ekipin e Guardiolës.

Mediat në Gjermani kanë raportuar ditën e sotme se strategjia e përdorur nga trajneri i Dortmund Edin Terzic është kopjuar nga një ekip tjetër. Trajneri gjerman ka parë me vëmendje sfidën Man. City-Man. United, të cilën “Djajtë” e fituan 0-2.

E njëjta strategji u përdor nga Dortmund një natë më parë, por për fat të keq ekipi i Terzic nuk pati fatin e Manchester United. Numri një i stolit të Borussias ka studiuar me vëmendjen vendosjes së Man. United në mbrojtje, që në ndeshjen e luajtur në Premier League ndaj Man. Cityt ka qenë perfekte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit