Lojtari që mund të zgjidhë problemet e prapavijës së Liverpool

17 Janar 2019
23:11
back button

Weston McKennie i Schalke 04 mesa duket ka tërhequr vëmendjen e Liverpool. 

Sipas raportit të faqes angleze, Liverpool është në emergjencë për shkak të dëmtimeve në prapavijë dhe është gati të bëjë një ofertë 22 mln euro për lojtarin. 

Skautët e Jurgen Klopp thuhet ta kenë vëzhguar sistematikisht gjatë muajve të fundit 20-vjeçarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

McKennie ka dy vite që luan me ekipin e parë të Schalke-s. Një nga cilësitë e tij është se mund të luajë në disa pozicione të prapavijës. 

Ai do të ishte një blerje e goditur për të Kuqtë pasi është energjik dhe nuk ka frikë të dalë përpara për të ndihmuar sulmuesit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit